24/11 22:56
Princi William iu përgjigj publikisht deklaratave të vëllait të tij Harry dhe Meghan Markle, duke thënë se “ne nuk jemi një familje raciste”.
Duka i Kembrixhit iu përgjigj akuzave gjatë një aktiviteti, ndërsa tha se nuk ka folur ende me vëllain e tij, por se do ta bëjë së shpejti. Mbretëresha reagoi një ditë më parë pas intervistës së Harry dhe Meghan, ku tha se disa të vërteta nuk janë ashtu siç u thanë.
Megjithatë ajo tha se është shumë e shqetësuar për pretendimet për racizëm, duke sqaruar se kjo gjë po hetohet seriozisht në Pallatin Mbretëror. Sipas mediave të huaja, William dhe Kate janë mërzitur shumë pas deklaratave dhe akuzave dhe se do të kenë së shpejti edhe një përgjigje më të gjatë.
Top Channel