“Paloka-trafikanti nga Zvicra-Duka”/ Rama: Trekëndëshi që fyen e tall popullin!

12/03/2021 14:51

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Durrësi kandidatët e PD në këtë qark, ku përmendi edhe Rezeart Tushën i cili siç është zbuluar nga një dokument që Top Channel disponon i është ndaluar hyrja në Zvicër pasi trafikonte heroinë.

“Ç’është ky triangolo, mes Dukës, Palokës dhe një trafikanti nga Zvicra, një alternativë për këtë, meqë thonë. Sot PS është forca lokomotive e Durrësit dhe Shqipërisë, dhe kur mendoj se e djathta këtu kanë patur zërin dhe fytyrën e Bashkim Koplikut ndjesë pastë, një qytet i identifikuar me të djathtën që krijoi një elitë lokale, e që flisnin me edukatë, sot pas 30 vitesh sjell Palokën të parin në Durrës për ca, si mundet një familje të dalë të votojë Palokën, errësirën, kthimin prapa”, tha Rama.

Rama: Në 2030 kur kemi vendosur datën e vizionit të asaj çfarë do shpalosim në 25 prill. Ky do jetë një proces zhvillimesh ekonomike të vrullshme. Klodi preku hekurudhën , për këtë kontrata është firmosur, puna është në fazën përgatitore të kantiere. Durrës -Hani Hotit është në proces me BE si një projekt i madh , por përtej këtyre unë besoj që edhe pjesa për të cilën Klodi vendosi theks, arsimi, pa diskutim që në këtë dekadë universiteti i Durrësit do jeni pjesë e një metropoli, që vendbanimi në Tiranë apo Durrës mos të jetë një zonë e ndarë nga tjetra po e integruar.

Ne jemi në këtë fazë, dhe ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur për të menduar se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, por nuk mund veçse të themi që s’kemi kohë për të ndaluar por të vazhdojmë më shpejt përpara.

Kemi vendosur disa baza të reja dhe duhet të vazhdojmë punën. Për shembull nuk mendohej që zerohej taksa për biznesin e vogël, 100 dollarë në vit, dhe kjo është një mbështetje që se ka asnjë vend në rajon. Është fakt so kjo gjë dhe do qëndrojë kështu deri në 2029.
Sot kemi 50 përqind me të lartë pagën minimale dhe do vazhdojmë ta rrisim, që ta çojmë në 400 mijë. Ka shumë gjëra që do të ndodhin në bazë të një plani veprimi, jon premtime siç bën Agron Duka.

Nuk mund të mos e themi që ne kemi në skuadër në djalë Dibre që është këtu për të pasur zërin e një komuniteti të tërë që jëtojnë e janë qytetarë të Durrës.

Si mundet që në këtë grup të futet në mes Paloka, për çfarë për të ndërtuar portin turistik, për të ndërtuar hekurudhat, për të vazhduar punën me ujësjellësin.

Paloka do ti bëjë këto? Paloka do ndërtojë lagjen e re në Spitallë, ai do e vazhdojë rindërtimin. Paloka? Ky është maksimumi që Durrësi mund të japë për vendin?

Po ku Gon Duka që është histori më vetë me një parti që e mban në garazh, që ku është bërë kryetar rri në oborrin e PD, si një makinë bombë që po s’doli në listë do hedhë në erë opozitën.

Ç’është ky triangolo, mes Dukës, Palokës dhe një trafikanti nga Zvicra, një alternativë për këtë, meqë thonë. Sot PS është forca lokomotive e Durrësit dhe Shqipërisë, dhe kur mendoj se e djathta këtu kanë pasur zërin dhe fytyrën e Bashkim Koplikut ndjesë pastë, një qytet i identifikuar me të djathtën që krijoi një elitë lokale, e që flisnin me edukatë, sot pas 30 vitesh sjell Palokën të parin në Durrës për ca, si mundet një familje të dalë të votojë Palokën, errësirën, kthimin prapa.

Po flasim për Durrësin e jo partira , me projekte të madha. Që të sjellim këtu kompani që as nuk kishin në hartë vendin, për ♪5farë e doni Palokën, tju vërë gjoba, t’ju kërkojë para për bixhoz, si mund të përfundojë partia e Bashkim Koplikut me Palokën, nuk e çonin dot me ta që e gdhinë duke pirë, një triangolo e paparë, bashkë me një ambasadore që kërkon votat këtu, vjen nga se di se ku, kjo është një fyerje , tallje, marrje për budallenj e durrsakëve duke iu ofruar këtë milet, që duhet mbajt poshtë tavolinës se të turpëron.

Nuk është koha me u marr jo e djathta jo e majta po me Durrësin non stop dhe për tja nxjerrë të gjitha potencialet në funksion të ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA