Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.
Aktualisht po mbahet online aktiviteti i nënshkrimit të marrëveshjes ku është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën me dije se ky projekt përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm.
Postimi i plotë
Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.
Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm
Top Channel