Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën tejet të tensionuar në zyrat e FRD, ku u përplas me policinë bashkiake.
Ndërsa presidenti kërkonte që forcat e policisë të dilnin të gjithë jashtë, i kërcënoi policët duke i thënë se i fuste në burg vetë.
të njëjtin apel pati edhe jashtë zyrave të FRD.
“Po ju paralajmëroj, të gjithë zbatoni ligjet mos të përfundoni si policët e Mubarakut. Edhe atij të Tiranë mos ndiqni urdhrat e të sëmurit psiqik”, tha Meta.
Kujtojmë se shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.
Në një deklaratë për mediat, Sali Shehu kreu i FRD tha se kjo është një goditje politike në një moment prag fushate.
Top Channel