Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.
Në aktivitetin që po zhvillohet online, Kim tha se është nder që është pjesëmarrëse dhe thekson se marrëveshja e sotme do t’i japë fund varësisë nga termocentralet që funksionojnë me qymyrgurin në të gjithë rajonin.
Yuri Kim: Është një nder që gjendem këtu për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes sot dhe është akumulim i një pune të jashtëzakonshme që kanë bërë njerëz nga e gjithë bota. Dua të përgëzoj Exxon Mobil, Excelerate Energy dhe ministren Balluku dhje të gjithë ekipin e saj. Memorandum ii sotëm dhe nënshkrimi i tij është vërtetë i jashtëzakonshëm.
Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit evropian në burime të qëndrueshme të energjisë. Një Evropë e sigurt është një partnere e fortë për të punuar për objektivat tona të përbashkëta në rajon dhe në të gjithë botën.
Vlora gjithashtu do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë dhe klimës në rajon. Marrëveshja e sotme hedh themelet për t’i dhënë fund varësisë nga termocentralet që funksionojnë me qymyrgurin në të gjithë rajonin. Kombinimi i larmishëm në Shqipëri i energjisë diellore, hidrike, të erës dhe tashmë të gazit natyror të lëngshëm do ta bëjë Shqipërinë një transportues dhe partner domethënës për këtë ndryshim. Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA është një nga përparësitë tona strategjike dhe e shoh si një gur themeli gjigant në këtë drejtim. Pres me padurim që të punojmë së bashku dhe të forcojmë lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA.
Më 15 mars do të festojmë 30 vjet që nga rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë dhe nuk kishte një ngjarje më të përshtatshme se kjo për të festuar këtë ditë. Përgëzime, jemi krenarë për atë që kemi arritur.
Top Channel