Në librin e tij të publikuar rishtas, historiani Roman Sandgruber diskuton marrëdhënien mes Adolf Hitlerit dhe të atit.
Sandgruber analizon 31 letra të panjohura më parë të cilat Alois Hitler ia shkruante një burri që i kishte shitur një fermë në fshatin austriak Hafeld. “nuk janë thjesht letra biznesi, ka një atmosferë shumë familjare në to dhe shumë thashetheme për të afërmit”, thotë Sandgruber.
Kur u kontaktua për herë të parë nga një grua që pretendonte se kishte zbuluar letra, historiani mendoi se ishte ndonjë mashtrim. Por kur i pa nga afër, vuri re se ato ishin autentike.
“Duke pasur parasysh të gjithë falsifikimet me të cilat jemi përballur në të shkuarën, të gjithë dëshmitarët e rremë, i thua vetes: boll, nuk dua të dëgjoj më! Por sapo i pashë e kuptova se këto letra janë të vërteta. Ky është vërtet një sensacion!”.
Cdo gjë ishte origjinale, vulat postare, firma, ndaj Sandgruber e kuptoi se ky zbulim aksidental, në fakt ishte diçka e rrallë, që asnjë biograf tjetër nuk e kishte publikuar. 31 letrat e ndihmuan atë të shkruante pjesën e parë të librit me dy vëllime,” Babai i Hitlerit, si u bë djali dictator”, ndërsa hedhin një dritë të re mbi ambjentin në të cilin u rrit tirani nazist. Letrat janë shkruar kur Adolf ishte 6 vjec.
Ato tregojnë se Alois ishte dhe ai një lloj tirani në familje, ndërsa e ëma e Hitlerit, Klara, ishte më shumë sesa amvisa e heshtur që përshkruhet tek “Mein Kamp”. Letrat konsiderohen një dëshmi e ngritjes së Aloisit në radhët e shoqërisë austriake dhe ëndrrës së tij për t’u bërë një zotëri i vërtetë me fermën e tij.
Top Channel