Një i mitur, ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarët, pas një konflikti në qytetin e Krujës.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës 2 shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë autori i dyshuar.
Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel