4 propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor i janë dërguar presidentit të Republikës.
Sokol Binaj, Albana Boksi, Klodian Kurushi dhe Klodian Kurushi janë emrat që i shkojnë presidentit për konfirmim, për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fushën e së drejtës penale.
“Me Vendimin nr. 88, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Sokol Binaj, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 241, datë 09.07.2020.
Me Vendimin nr. 89, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të znj. Albana Boksi, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 242, datë 09.07.2020.
Me Vendimin nr. 90, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Sandër Simoni, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 243, datë 09.07.2020.
Me Vendimin nr. 91, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Klodian Kurushi, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 244, datë 09.07.2020”, shkruhet në njoftimin e KLGj-së.
Top Channel