Izraeli mbajti stërvitje të përbashkët ushtarake me Francën, Greqinë dhe administratën e Qipros Greke

12/03/2021 22:26

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka përfunduar një stërvitje e përbashkët detare e kryer nga Izraeli, Franca, Greqia dhe administrata e Qipros Greke në Detin Mesdhe.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë tha se helikopterët dhe anijet detare morën pjesë në stërvitjen e cila zgjati një javë.

Adraee tha se si pjesë e stërvitjes, u mbajtën edhe trajnime të kërkim-shpëtimit.

Ai shtoi se qëllimi i stërvitjes vjetore është të rrisë bashkëpunimin midis flotave të vendeve pjesëmarrëse dhe të thellojë njohuritë profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA