Incidenti tek zyrat e FRD-së/ Meta kujton mesazhin e ‘2 Marsit’: Kur populli ka frikë nga qeveria, ka tirani

12/03/2021 20:30

Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta, duke risjellë në vëmendje deklaratën e tij nga manifesti i ‘2 Marsit’, thekson se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, ndërsa shton se aty ku ka liri, ka edhe drejtësi.

Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI”- shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta është përplasur dhunshëm me policinë bashkiakë në zyrat e FRD ditën e sotme, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Top Channel