Greqi, situata alarmante/ Infektimet dhe viktimat nuk ndalen pavarësisht masave kufizuese

12/03/2021 01:34

Gati një vit pas lockdoënit të parë të përgjithshëm Greqia regjistron përsëri numër të larte rastesh me Covid-19, viktima si dhe të intubuar.

Në 24 orët e fundit me 2570 të prekur të rinj, shumica në Athinë, numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në gati 215.000.

Gjithashtu 51 persona kanë humbur jetën dhe të intubuarit kanë shkuar në 506 duke vënë në alarm autoritetet shëndetsore pasi barra virale ende nuk ulet, megjithëse shumë qytete kryesore ndodhen në muajin e katërt apo të peste të masave kufizuese.

Kryeministri grek ka deklaruar masa të reja mbështetëse për ekonominë tashmë të gjunjëzuar pasi shumica e bizneseve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe e vetmja shpresë e grekëve mbetet përfundimi i procesit të vaksinimit.”Njerëzit janë të lodhur pas 12 muajsh të një lufte të madhe me virusin. Por tani ka shpresë. Ata kanë vaksinat”- tha Kikilias, ministër i Shëndetësisë.

Pothuajse 1.2 milion grekë janë vaksinuar deri më sot, prej të cilëve gati 400.000 kanë marrë edhe dozën e dytë. Shqetësim të madh përveç presionit që përballon sistemi spitalor sidomos në Athinë, kanë krijuar më shumë se 2000 rastet e mutacionit britanik dhe rreth 50 të atij afrikanojugor që janë zbuluar brenda muajve të fundit në gjithë vendin, kryesisht në Athinë, Selanik dhe qytetet e Greqisë kontinentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA