Foto ilustruese

Një ngjarje e rënë është shënua pasditen e kësaj të premte në fshatin Goranxi të Dropullit.

Vasil Konomi, këngëtar popullor, 50 vjeç, nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur pa jetë në garazhin e shtëpisë së tij sot pasdite ndërsa po hetohen shkaqet.

Njëra prej pistave lidhet me vdekjen për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku të mundshëm kardiak, ndërsa po hetohet edhe mbi mundësinë e një vdekjeje aksidentale si pasojë e rrëshqitjes apo rrëzimit.

Disa persona që kanë pasur kontakte me të gjatë ditës janë shoqëruar për tu pyetur dhe janë lënë të lirë më pas.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA