Kreu i FRD dhe përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat ku akuzuan kreun e bashkisë Tiranë për sherrin dhe situatën kaotike që ndodhi në zyrat e FRD.

Zoti Shehu tha se ata nuk do të tërhiqen nga kjo gjë, ndërsa tha se kjo është sulm politik.

Sali Shehu: E falenderoj shumë Vasilin, dardha e ka bishtin prapa, janë zyra të FRD dhe s’ka burrë nëne ti marrë asnjë vagabond pushtetin, as në kohen e Enver hoxhës s’ka ndodhur ti nxjerrësh partitë nga zyra.

Petrit Vasili: Është e para shkresë që nuk ka as emër as mbiemër, në 100 vjet shtet, pisa që rrinë në zyrën e kryeministrit dhe bëjnë një gjë të tillë, nuk fshihen dot nga halli i humbjes, këtu janë liritë e cënuara.
Nuk është prekur FRD po liria politike dhe asnjë lloj horri bashkiak nuk kalon dot mbi këtë liri, çdo parti qoftë edhe me 5 zgjedhës nuk mund të cënohet nga këta . Cdo qytetar ka të drejtë të jetë këtu ti mbështesë, dhe këto nuk i marrin dot me 5 kulishër bashkiakë, këta maskarenjë duan që me një letër pa firmë të marrin pronat. Le të përballen me ne i presim.

Sali Shehu: Në orët e para të mëngjesit prita stafin por mora telefonatë që më kanë bllokuar hyrjen tentova të lidhem me Veliaj po s’mu përgjigj. Kjo ishte situata në mëngjes, po unë do i njoftoj të gjithë, edhe selitë diplomatik në Tiranë, do ia dalim të jeni të sigurt, se të gjithë partitë që janë krah nesh kanë shumicën e popullit. Kam njoftuar prokurorin e Tiranës për dhunën që është ushtruar ndaj stafit tim dhe të Metës.

 

Lexo edhe : https://top-channel.tv/2021/03/12/perjashta-te-gjithe-maskara-sherri-i-plote-meta-ne-zyrat-e-frd-si-degradoi-situata-ne-te-shara-banale12/

https://top-channel.tv/2021/03/12/dilni-perjashta-do-iu-coj-ne-burg-me-duart-e-mia-presidenti-meta-perplaset-me-policine-bashkiake-ne-zyrat-e-frd1/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA