Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial të Sirisë, të mbrojë civilët dhe të luftojë kundër organizatave terroriste.
Çavuşoğlu mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët për media që u zhvillua pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Katar në kryeqytetin e Katarit, Doha.
“Në takim u bisedua për situatën në Siri”, tha Çavuşoğlu duke shtuar se është diskutuar edhe për luftën kundër organizatave terroriste DEASH dhe PKK/YPG.
“Sulmet e PKK/YPG-së vazhdojnë në veri të Sirisë. PKK/YPG-ja vazhdon të shënjestrojë civilët në veri të Sirisë, vazhdon të kryejë krime lufte. Në sulmet terroriste në 2 muajt e fundit kanë humbur jetën më shumë se 25 sirianë të pafajshëm. Turqia do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial të Sirisë, të mbrojë civilët dhe të luftojë kundër organizatave terroriste”, tha Çavuşoğlu./AA
Top Channel