Zhdukja e biznesmenit italian Pecorelli/ Detaje të reja: Dyshohet se është marrë me trafikimin e lëndëve narkotike

11/03/2021 17:23

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me biznesmenin italian Davide Pecorelli, i cili u zhduk më 6 janar në Pukë.

Eshtrat e gjetura në makinën e djegur të biznesmenit italian Davide Pecorelli kanë mbërritur të martën në Romë pasi u dërguan nga Shqipëria dhe pritet që përgjigjet e ADN-së të vërtetojnë nëse i përkasin atij.

Nga ana tjetër, media italiane “La Nazione” raporton se kryeprokurori Raffaele Cantone dhe Zëvendësi Giuseppe Petrazzini po hetojnë në një tjetër pistë, përfshirjen në trafikimin  e lëndëve narkotike. Lidhur me këtë çështje, thuhet se hetuesit nuk japin asnjë detaj por nuk do të lënë asnjë gur pa lëvizur derisa të zbardhin arsyen e zhdukjes së Pecorellit.

Ditët e fundit, hetuesit kanë marrë sërish dëshmi, përfshirë atë të partneres 45-vjeçare me origjinë nga Shqipëria të biznesmenit italian.

Ndërsa raportet ekonomike të Pecorellit dhe situata në ndërmarrjen e tij po shqyrtohen nga policia. Më parë është raportuar se një tjetër element ku po zhvillohen hetimet janë deklaratat e një miku sipërmarrës me të cilin Davide donte të hapte një biznes tjetër në zonën e Città di Castello. Ndërsa për biznesin që Pecorelli po fillonte në Shqipëri, shoku i 45-vjeçarit tha: “Unë e di me siguri që Davide po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e objekteve me markën ‘Hairdressers Milan’ që më pas mund të sillen në Itali”.

Mbetet ende e paqartë përse 45-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri më 3 Janar, mori më qira një automjet tip “Skoda Fabia”, udhëtoi drejt Vlorës, më pas shkoi në Shkodër dhe bëri një ndalesë në Pukë. Që prej 6 janarit janë zhdukur gjurmët e tij, ndërsa në automjetin krejtësisht të djegur u gjetën sende personale që dyshohet ti përkasin Davide Pecorellit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA