Kandidati për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës, Plarent Ndreca, ka folur në “Open” në lidhje me listat, duke thënë se listat janë të hapura për të gjithë njëlloj, si për PS, ashtu edhe për PD, si dhe për partitë e tjera.
Ndreca tha ndër të tjera se, PD ka kontribuar për të humbur dhe ka humbur në zgjedhje tre herë, duke shtuar më tej se PS ka bërë listat sipas rregullave e brenda afatit, ndërkohë që PD ka dorëzuar vetëm emrat që i janë kthyer se kanë qenë të papërgatitur.
Plarent Ndreca: Sensi i listave të hapura është se mund të merren nga ato figura që kanë kontribuar. Në fakt, në PD kanë kontribuar për të humbur. Ka humbur në zgjedhje 3 herë. Kontributi i çdo personazhi politik merret me humbje.
Listat janë të hapura për të gjithë njëlloj, si për PS ashtu dhe për PD e për partitë e tjera. Në PS janë bërë listat sipas rregullave, janë dorëzuar brenda afatit, ndërkohë që në PD janë dorëzuar vetëm emrat dhe i është kthyer se kanë qenë të papërgatitur e të corientuar deri në minutat e fundit.
Top Channel