Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu edhe dy infermieret e Sanatoriumit,  Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi të arrestuara rreth një muaj më parë  të përfshira në skandalin e Tire Alldervishit ndodhur në spitalin e “Shefqet Ndroqit”.

Sipas informacioneve,  Koçi dhe Bushi do të hetohen në gjendje të lirë.

Tre infermieret e sanitarja, të cilat bashkëpunuan me Tiren në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke mashtruar e shfrytëzuar personat e prekur me COVID e familjarët e tyre, dolën para gjykatës më 10 shkurt, ku u vendos masa 45 ditë burg për të katërta.

 Ndërsa më 25 shkurt gjykata liroi nga qelia infermieren e ‘Shefqet Ndroqit’, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxhën, për të cilat dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se pas arrestimit të Tire Allderivishit, më 8 shkurt u arrestuan edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat kanë bashkëpunuar me të akuzuarën.

3 infermieret dhe një sanitare janë ndaluar nga agjentët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar. Në spitalin ‘’Shefqet Ndroqi’’, ato kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Do të hetohen në gjendje të lirë: Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë,  infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë,  sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”.

Top Channel gjithashtu siguroi dosjen e përgjimeve të tyre ku përfshihej komunikimi me pacientët dhe skemat e mashtrimit mes tyre.

Kujtojmë se Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra.  Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi sepse ajo e la edhe pa ngrënë. Ajo u la në burg pas mbajtjes së seancës gjyqësore. Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në këtë kohë të vështirë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë botën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA