Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ka goditur me thikë, shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për R. N. kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
U bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit të shtetasit A. G., 60 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Tiranë
Nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit i shtetasit A. G., 60 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”. Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel