Pas largimit të Najada Çomos dhe Tritan Kalos/ Manastirliu prezanton tre anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve

11/03/2021 11:24

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar tre anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve.

Pas largimit të mjekut Tritan Kalo dhe mjekes Najada Çomo, tre figura të reja i janë bashkuar Komitetit.

Manastirliu: Falenderoj Çomon dhe Kalon për kontributin në komitet. Më lejoni që t’ju prezantoj anëtarët e rinj, të përhershëm, Dhimitër Kraja që të gjithë e njohin, ka shërbyer si shef i sëmundjeve infektive deri pak vite me para.

I specializuar në sëmundjet infektive. Është autor dhe bashkë autor i 12 teksteve mjekësore dhe më shumë.
E falenderoj për angazhimin.

Dua të falenderoj Ermira Kolën që pranoi ftesën për t’ju bashkuar komitetit. Ajo liston eksperienca në shumë vende të botës.
Ajo është autore në mbi 45 artikuj shkencore.

Prof. i asociuar Alban Ylli anëtar i përhershëm i Komitetit, kontributor i akademisë së shkencave, ka kryer specializime në Gjenevë, Oksford.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA