Mund të rrezikohen figurat kryesore? Ndreca flet për listën e PS në Tiranë: Ja cili është roli i dy skuadrave

11/03/2021 21:26

Plarent Ndreca, kandidati për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës ka folur në “Open” në lidhje me strategjinë e listave, nga të cilat mund të humbasin shumë figura kryesore të politikës.

Ndreca ka sqaruar se mund të rrezikojë pasi renditet i 20-ti dhe objektivi maksimal i PS për numrin e mandateve për Tiranën është shifra 20. Megjithatë, shton se dy skuadrat e PS kanë një dallim të madh me njëra-tjetrën.

Ndreca: Rama e ka deklaruar që objektivi bazë është 19 dhe maksimal është 20. Ka një dallim shumë të madh mes dy skuadrave, njëra hyn në lojë për të thelluar rezultatin. Ndërsa kemi një skuadër tjetër që hyn në garë për të mbrojtur disa nga figurat e të shkuarës që janë gati 80% e listave, pra një seri humbjesh që kanë humbur dy zgjedhje dhe në PD nuk bëhet një analizë mbi figurat e partisë. I pari duhet të vlerësohet kryetari, por po themi të paktën listat. Janë aleatë që janë 25 vjet në tregun politik ndërsa nga opozita pritet revanshi, rotacioni. Ndryshimin e bën PS, e cila në fakt është fituese në të paktën 3 zgjedhje.

Tradicionalja është humbëse sepse matet me vota. Figurat tradicionale janë humbëse në këto 3 palë zgjedhje dhe çdo parti moderne duhet të ketë rifreskim të figurave. Është një kthim në 2005 dhe tek ai që fiton zgjedhjet, duhet të kishte stabilitet por forca politike i fiton zgjedhjet duke lexuar qartë publikun.

Ka dhe një aspekt të rëndësishëm se përse futen në lojë si humbësa. Kanë vendosur në pjesën e sigurt figura tradicionale dhe nuk kanë bërë skuadra me 140 kandidatë. PS ka bërë skuadra me 140 deputetë. Tirana ka 36 kandidatë, të cilët punojnë të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA