Listat e PS/ Abilekaj: Nëse nuk fitojnë Majko e Xhafaj, është parti që nuk cënon askënd
11/03/2021 21:55
Analisti Enton Abilekaj ka folur për listat e PS, një pjesë e të cilave udhëhiqen nga të rinjtë.
Në emisionin “Open”, Abilekaj thotë se Rama mund të arrijë 18 mandate në Tiranë, por me këtë mund të humbasë figura kryesore të PS, si Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj.
Majko renditet në vendin e 19-të në listën e Tiranës, ndërsa Xhafaj renditet i 23-ti.
“Nëse Majko e Xhafaj nuk do të fitonin, do të kishim një parti pa eksponentë kryesorë që nuk cënojnë askënd. Unë nuk e di si është qëllimi i Ramës, por nëse PS humbet këto figura si Majko, këta do mungojnë. Në rastin e humbjes nuk do kemi figura të tjera përveç atyre që preferon kryeministri. Deri tek 18 arrijmë”, tha Abilekaj.
Top Channel