Kryesocialisti Edi Rama është komentuar për përdorimin e fotografive ilustruese për të krahasuar përbërjen e skuadrës socialiste krahasuar me ato të PD dhe LSI.
Për këtë, Plarent Ndreca, kandidati për deputet në listën e PS në Tiranë thotë në “Open” se është sarkazëm që e përdor Rama shpesh dhe kushdo që ndjen bullizëm, nuk është për këtë garë.
Ndreca: Ajo që doja të thoja, enturazhi kryesor i PD është treguesi i frymës që ka mbledhur kryetari real i PD që i tha prokurores “lavire bulevardi” dhe su shqetësua askush në media.
Abilekaj: Seriozisht e ke ti? Ku ke qenë ti?
Ndreca: E kisha për ty. Nuk ke qenë i shqetësuar.
Abilekaj: Unë? Seriozisht e ke? Në atë boulevard kam qenë me 21 janar që ta dish dhe kam qenë i shqetësuar për çdo gjë që ka ndodhur para dhe mbrapa.
Ndreca: Unë them që nuk ke qenë i shqetësuar sa për këtë rast. I gjithë ky enturazhi që është i Berishës dhe jo Lulit, duhet të kuptoni faktin që fotografitë që janë përdorur janë publikuar dhe në media e nuk ka asnjë fotomontazh. Është sarkazëm që Rama e përdor shpesh, por nuk është fyerje. Nuk është as fyerje, as shpifje. Nëse bullizohen, nuk janë për këtë garë.
Top Channel