Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në seancën publike të së mërkurës vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumë emërore të kandidatëve për 6 parti dhe koalicione, pasi i kanë plotësua gabim.
Mes tyre është edhe Partia Socialiste si dhe koalicioni i Partisë Demokratike me aleatet e saj.
KQZ pas shqyrtimit të dokumentacionit zbuloi se katër kandidatë socialist nuk kishin plotësuar formularin sipas specifikimeve në ligj.
Në rastin e PD, arsyeja e kthimit të listave vjen pasi janë dërguar më shumë kandidatë seç duhet, si dhe nuk është respektuar kuota gjinore nga kjo forcë në Tiranë dhe Korçë.
Rishikimin e listave duhet ta bëjnë edhe Nisma Thurje, partia e Ballit Kombëtar, Bindja Demokratike dhe Koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët.
Top Channel