KQZ i kthen listat PS e PD/ I kanë plotësuar gabim dhe nuk kanë respektuar kuotën gjinore
11/03/2021 01:34
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën publike të së mërkurës vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumë emërore të kandidatëve për 6 parti dhe koalicione, pasi i kanë plotësua gabim.
Mes tyre është edhe Partia Socialiste si dhe koalicioni i Partisë Demokratike me aleatet e saj. Konkretisht në rastin e PD, arsyeja e kthimit të listave vjen pasi janë dërguar më shumë kandidatë seç duhet, si dhe nuk është respektuar kuota gjinore nga kjo forcë në Tiranë dhe Korçë.
Listat i janë kthyer edhe Nisma Thurje, Ballit Kombëtar, Partisë Bindja Demokratike dhe Koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”.
Top Channel