Pavarësisht stinës së pranverës në juglindje të vendit është rikthyer moti i keq dhe temperaturat e ulëta.

Një borë e pazakonte për ketë stinë ka mbuluar zonat malore në qarkun juglindor të Korçës ndërsa trashësia e saj ka arritur nga 2 deri ne 10 cm. Pavarësisht kësaj temperaturat kanë zbritur në -4 gradë ndërsa në akset nacionale nuk janë shënuar probleme.

Gjatë natës bora ka rënë më shumë në Qafëthanë, Qafën e Qarrit, Dardhë e Voskopojë ndërsa akset janë mbajtur hapur duke mos sjellë vështirësi në qarkullim.

Kështu në akset -Dogana Qaf/Thane -Lin Pogradec, Qaf/Plloce-Sovjan dhe Voskop- Voskopojë, dhe Korçë Dardhë është punuar me mjetet bore pastruese dhe është bërë kriposja për të shmangur ngricat.

Edhe në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 m dhe fshatra bora nuk ka shkaktuar probleme për lëvizjen e automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA