Warren Buffett më në fund i është bashkuar klubit ekskluziv të mbi 100 miliardë dollarëve, që përfshin edhe Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates.
90-vjeçari është president i kompanisë së investimeve Berkshire Hathaway, që ka parë që aksionet e saj të rriten në nivele rekord këtë vit. Të mërkurën, pasuria e tij neto arriti në mbi 100 miliardë dollarë për të parën herë.
I konsideruar si një nga investitorët më të suksesshëm në botë, Buffet ka dhënë miliarda dollarë nga pasuria e tij, për bamirësi.
Ndërsa Buffet ka qenë një emër fiks në majat e klasifikimit të më të pasurve të botës, për dekada të tëra, pasuria e tij personale nuk kishte arritur asnjëherë 100 miliardë dollarët, deri më tani. Një arsye për këtë janë donacionet e konsiderueshme, ai ka dhënë më shumë se 27 miliardë dollarë për bamirësi që nga 2006.
Buffet është bashkëthemelues i Giving Pledge, një fushatë për të inkurajuar filantropinë e miliarderëve. Mackenzie Scott, ish bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, po ashtu i është bashkuar fushatës dhe ka dhënë më shumë se 4 miliardë dollarë të pasurisë së saj në vetëm katër muaj, vitin e kaluar. Pjesëtari i pestë i klubit ekskluziv të personave, pasuria e të cilëve shkon në mbi 100 miliardë dollarë, është Bernard Arnault i LVMH dhe familja e tij. Themeluesi i Facebook, Mark Zukenberg nuk është aktualisht pjesë e renditjes ekskluzive sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes.
Top Channel