Greqi/ Goditën policin në protestë, ja kush janë 2 shqiptarët e arrestuar

11/03/2021 06:22

Në protestat që u zhvilluan të martën në Athinë pati një përplasje mes policisë dhe protestuesve. Një polic mbeti i plagosur ku sipas raportimeve ai fillimisht është goditur nga një shqiptar.

Top Channel ka mësuar se cilët janë dy shqiptarët e arrestuar lidhur me sulmin ndaj policisë në lagjien ‘Nea Zmirni’ të Athinës dy ditë më parë. Në pranga ranë shtetasit Rikardo Suli dhe Petro Bollano.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për tentativë vrasje, plagosje me dashje, dëmtim i pronës publike dhe prishje e rendit publik. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA