Fermerët e sherbelës/ Malësia e Madhe prodhon 15 mijë tonë bimë medicinale për eksport

11/03/2021 15:30

10 vite më parë, çifti Imer dhe Fatime Gjolaj ishin ndër të parët që nisën kultivimin masiv të  sherbelës në Malësi të Madhe por edhe sot pavarësisht moshës ata i gjen serish duke punuar tokën për mbjelljet e reja.

Mbi 30 dynym tokë i kanë marrë me qera ndërsa na tregojnë se mbjellja e kësaj bime medicinave ka shumë punë e përkujdesje por në fund ia vlen.

Sherbela për ta mbetet shumë e rëndësishme për të siguruar të ardhura por për dy të moshuarit thonë se puna në bujqësi është një lloj aktiviteti që i bën të ndihen mirë.

Malësia e Madhe zë vendin e parë në Shqipëri për prodhimin e bimëve medicinale ku çdo vit eksporton mbi 15 mijë tonë drejt vendeve te Bashkimit Evropian dhe Amerikës.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA