24/11 20:21
Brazili vazhdon të raportojë shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19. I mbërthyer edhe nga variantet e reja të virusit, vendi i Amerikës Latine po humbet luftën me pandeminë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Brazili raportoi 2 mijë e 286 të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në total në 268 mijë e 370. Brazili renditet i dyti, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për numrin e viktimave.
Ekspertët paralajmërojnë se transmetimet po rriten për shkak të varianteve të reja të Covid-19. Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva lëshoi akuza të forta ndaj Bolsonaros. Ai i quajti ‘idjote’ masat e marra nga presidenti Bolsonaro.
Top Channel