Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi se ka udhëzuar Departamentin amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore për blerjen e 100 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson në kuadër të luftës kundër pandemisë së COVID-19.
Biden, zhvilloi një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit të tij me CEO të Johnson & Johnson, Alex Gorsky, dhe CEO i një ndër kompanive më të mëdha farmaceutike, Merck, Ken Frazier.
Ai falënderoi të dy kompanitë në fjalë në lidhje me punën e përbashkët për prodhimin e vaksinës.
Biden duke rikujtuar një deklaratë të tij më parë se deri në maj do të kenë rezerva vaksinash sa për të gjithë amerikanët, tha se ka udhëzuar Departamentin amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore për blerjen e 100 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se programit të vaksinave të Kombeve të Bashkuar Covax i kanë kontribuar 4 miliardë dollarë.
Ai tërhoqi vëmendjen se pandemia COVID-19 është një problem serioz.
“Ky virus nuk është diçka që mund të parandalohet me mur ose gardhe më të larta. Derisa bota është e sigurt, askush nuk do të jetë plotësisht e sigurt. Ne fillimisht do të fillojmë me vaksinimin e amerikanëve më pas do të mundohemi t’i ndihmojmë pjesën tjetër të botës”, u shpreh Biden.
Top Channel