A është e sigurt Astrazeneca për moshat mbi 65-vjeç? Bino: Është efektive!
11/03/2021 11:59
Anëtarja e komitetit teknik të Ekspertëve Silva Bino tha se nuk asnjë problem që vaksina Astrazeneca doza të së cilës pritet të mbërrijnë nesër në vendin tonë të aplikohet te moshat mbi 65 vjeç.
“Vaksina Astrazenca do përdoret në të gjitha grupmoshat ashtu si Ofizer.
Shumë e kanë lënë deri në 65 vjeç për nga informacionet e pakta, por të dhënat e fundit nga studimet për të tregojnë që ajo është efektive dhe e sigurt edhe për mbi 65 vjeç”, tha ajo.
Kujtojmë se nesër do të mbërrijnë në vendin tonë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Astrazeneca.
Top Channel