30 vjet pa kanalizime/ Banorët e lagjes nr 1 në Rrogozhinë jetojnë mes ujërave të zeza

11/03/2021 12:31

Prej 30 vitesh banorët e lagjes numër 1 në qytetin e Rrogozhinës kalojnë pranë pellgjeve me ujëra të zeza.

Mungesa e kanalizimeve bën që këto ujëra prej 30 vjetësh të derdhen jashtë në rrugë. Për banorët kjo situatë është shqetësuese.

Më e rendë është situata në verë kur era kutërbuese u shkakton edhe probleme në frymëmarrje. Disa nga banorët kanë gjetur zgjidhje duke hapur gropa septike por dhe kjo nuk rezulton shume pozitive pasi dhe kosto është goxha e lartë.

Një tjetër bombë ekologjike eshte dhe kanali vaditës Peqin kavajë që kalon në këtë lagje, i tejmbushur me plehra që në disa vende bashkohen me ujërat e zeza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA