Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Mijëra studentë të mbështetur edhe prej mësuesve të tyre,janë hedhur sërish në protestë në kryeqytetin e Greqisë Athinë.
Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar të vënë zinxhir njëri me tjetrin dhe me parulla në duar.
Sipas organizatorëve protesta zhvillohet kundër ligjit për arsimin e lartë të votuar rishtaz prej parlamentit grek,që parashikon ndryshime rrënjësore në funksionimin e universitete të vendit.
Qeveria ka bërë me dije se nuk do të ndryshojë asnjë nen të ligjit,për të cilin thotë se rregullon funksionimin e sistemit të arsimi të lartë në vend.
Protesta e së mërkurës vjen një ditë mas përleshjeve të dhunshme të zhvilluara në kryeqytetin e vendit ku mijëra grekë protestuan kundër dhunës policore pak ditë më parë në lagjen Nra Zmirni të Athinës.
Prej protestave të një ditë më parë u plagosën 4 policë dhe 13 persona u arrestuan
Top Channel