Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë ciklin e 62 të bisedimeve eksploruese( teknike) në datën 16 Mars.
Lajmi bëhet me dije nga ministria e Jashtme greke. Pas një ndërprerje pesë-vjeçare, te bisedimeve eksploruese mes dy fqinjeve ,zyrtarët turq dhe grekë u takuan ne 25 Janar në Stamboll për të diskutuar mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura për dekada ,kryesisht për përcaktimin e kufijve të zonave detare, ndërsa pretendojnë zonat ku ka rezerva të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor dhe Egje.
Takimi zgjati shumë pak orë dhe si gjithnjë asgjë nuk u arrit.
Athina i dërgoi më pas një ftesë Ankarasë duke sugjeruar që bisedimet të rinisin në fillim të marsit, para një takimi të nivelit të lartë të BE me Turqinë.
Lajmin e vërtetojnë edhe mediat turke.
Top Channel