Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se takimi me ambasadoren e SHBA-së në Elbasan është thjesht një kafe për relaksim.
“Gjithë kjo pritje madhështore”, i drejtohet Kryemadhi gazetarëve, duke ironizuar: “Më mirë të ndihmoni njerëzit që s’kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, se sa të na filmoni ne që po pimë kafe për pushim”.
Gazetari: Nuk është kafe, është takim.
Kryemadhi: Unë po të isha për takim bëja në Tiranë, në zyrë.
Gazetari Pse pikërisht Elbasani?!
Kryemadhi: Po ka nevojë të relaksohet ambasadorja…
Më herët u njoftua se Yuri Kim mbërriti në Tiranë dhe do të zhvillojë disa takime, kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, drejtuesin politik të PD-së, Rudina Hajdarin, e cila kandidon për deputete në listën e “Nismës Thurje”.
Ambasadorja Kim ka theksuar që kandidatët duhet të jenë të pastër dhe të lihen jashtë listave personat e inkriminuar.
Top Channel