Spanja bllokon fluturimet/ Ankth nga variantet e reja të Covid-19

10/03/2021 03:13

Spanja vendosi ta zgjasë përsëri ndalimin e fluturimeve për personat që mbërrijnë nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, duke e shtyrë afatin deri në fund të marsit për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

Sipas The Guardian, vetëm shtetasit spanjollë dhe banorët e shtetit të vogël fqinj Andora janë lejuar aktualisht në fluturimet me këto vende. Kufizimi i mbërritjeve nga Anglia u vendos në fund të dhjetorit për të ndaluar përhapjen e variantit shumë të përhapur të Covid-19 që u zbulua atje në muajin nëtor, e shumë shpejt nisi të përhapej dhe në vende të tjera.

Kjo është hera e gjashtë që ndalohen fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar. Shpresat tani janë që vaksinat në qarkullim të kenë efekt edhe mbi variantet e reja të koronavirusit, të cilat po fajësohet për shtimin e infektimeve në Europë e përtej saj. Së fundi, një studim laboratorik tregoi se vaksina Pfizer-BioNTech neutralizon variantin me përhapje të shpejtë të koronavirusit të zbuluar në Brazil.

Shkencëtarët e kësaj firme morën gjak nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina dhe e përzien atë me një version të përpunuar të mutacionit, të quajtur P.1. Studiuesit zbuluan se vaksina ishte pothuajse aq e efektshme kundër variantit brazilian sa ishte kundër versioneve të tjera, më pak ngjitëse të virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA