Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ GJKKO dënon me 19 vite burg Gëzim Bakallin dhe 12 vite burg Erjon Locin 791 persona janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë thyer masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
695 prej tyre u konstatuan pa maskë mbrojtëse dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë. Ndërsa 96 të tjerë u gjobitën sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare dhe nuk mbanin maska mbrojtëse.
Njoftimi i plotë
U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 791 shtetas.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 695 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 96 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Top Channel