Me një ceremoni madhështore, Turqia përgatit nisjen e ndërtimit të reaktorit të tretë të centralit të parë atomic të vendit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të marrë pjesë së bashku me homologun rus Vladimir Putin përmes një video konference. Të pranishëm do të jenë dhe një sërë zyrtarësh nga të dy vendet. Ankaraja e dha në muajin nëntor licensën e ndërtimit të njësisë së tretë të centralit Akkuyu që po ngrihet në provincën e Mersinit.
Turqia dhe Rusia firmosën majin e vitit 2020 një marrëveshje ndërqeveritare për ndërtimin e kompleksit bërthamor. Nëse cdo gjë sipas planit, njësia e parë nga katër që janë llogaritur gjithsej, duhet të jetë funksionale deri në 2023-shit duke përkuar me 100 vjetorin e republikës turke.
Të tre njësitë e mbetura duhet të jenë funksionale deri në fund të 2026-tës. Sapo të përfundojë, impianti pritet të prodhojë 35 miliard kilovat orë (kËh) energji elektrike në vit, dhe kur të punojë më kapacitet të plotë mendohet se do të plotësojë deri në 10% të konsumit aktual të energjisë në vend.
Top Channel