Ulja e temperaturave prej dy ditësh ka rikthyer reshjet e dëborës në të gjithë rrethin e Bulqizës.
Deri më tani nuk janë raportohet për probleme në rrugë! Ndërkohë, në të gjithë territorin e vendit është rikthyer sot dimri me reshje shiu dhe dëbore në veri dhe verilindje.
Qyteti i Kukësit është zbardhur këtë mëngjes. Dëbora ka shtruar edhe në Bajram Currin. Në mesditë reshjet nisën edhe në Dibër me intensitet të lartë. Në zonat e thella malore reshjet e borës trashësia kalon 25 cm.
Rrugët që lidhin Peshkopinë me Kukësin dhe me Librazhdin kalohen me zinxhirë për shkak të trashësisë së borës. Edhe rruga e Kombit kalohet pa probleme por gjithsesi autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në qarkullim.
Ndërkohë reshjet e shiut që kanë përfshirë pjesën tjetër të territorit të vendit krijuan probleme në disa kryqëzime rrugësh në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij.
Top Channel