Meta takon Sorecën dhe ambasadorin e OSBE: Vlerësova mesazhin e BE, autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen!

10/03/2021 11:42

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Luigi Sorecën.

Meta njofton se i ka informuar në lidhje me problematikat që i janë paraqitur nga shoqëria civile dhe lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësinë e votimit për personat e infektuar me Covid-19.

Meta riktheson se nuk duhet penguar pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndërsa vlerësoi mesazhin e BE në lidhje me autorët e dosjeve 184 dhe 339, të cilët nuk do të amnistohen.

Reagimi i plotë

Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca.

I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit.

Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill.

Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA