Mesazhi i Ramës për skuadrën e PS: Mos i shihni ata që i bien borive tek parkingu i makinave të vjetra për të ndalur autokolonën tonë

10/03/2021 12:28

Edi Rama i ka bërë thirrje skuadrës së tij që “të vrapojnë për Shqipërinë e për të ardhmen” dhe të punojnë së bashku për të arritur objektivin maksimal.

Gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka ironizuar opozitën duke thënë se skuadra e tij nuk duhet të ndalet nga “ata që i bien borive tek parking i makinave të vjetra për të ndalur autokolonën e tij”.

Rama: Strategjia është në sulm ata që janë përpara, në mesfushë ata që organizojmë, ata që shpërndajnë topat, ata që krijojnë harmoni dhe nxisin mekanizmin e skuadrës dhe në mbrojtje ata që duhet të mbrojnë skuadrën nga golat offside, nga golat e parregullt, sidomos të LSI-së që është e stërvitur dhe të gjithë shpresat i ka tek golat e parregullt.

Në Tiranë kemi një skuadër që ka një drejtues që kryen të gjithë organizmin dhe ka një kapiten që duhet të kryejë të gjithë komunikimin e të tjerëve. Kështu të gjithë së bashku duhet të arrijmë rezultatin. Objektivi bazë është 19 dhe nuk e luan topi, maksimal është 20 dhe nëse luajmë me të gjitha forcat, do të jetë i arritur. Po ju kërkoj të vraponi për Shqipërinë, për të ardhmen, pa e parë kush janë ata që i bien borive te ai parking i makinave të vjetra për të ndaluar autokolonën tonë, harrojini ata. E kemi mision ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen e të gjithëve. Sukses e kurajo të gjithëve bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA