Kina gjithnjë e më shumë po zgjeron gjurmët e saj rajonale, ndërsa Pekini rrit përpjekjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, paralajmëroi një komandant i lartë i SHBA-së në Kongresin amerikan.
“Unë nuk mund të kuptoj disa nga lëvizjet që ata po bëjnë në fushë ”, tha Philip Davidson, kreu i Komandës Indo-Paqësore të SHBA, në dëshminë para Senatit.
“Po i shoh ata duke zhvilluar sisteme, aftësi dhe një sjellje që do të tregonte se ata janë të interesuar për luftë”, tha Davidson.
Davidson, i cili në seancë mbrojti kërkesat e buxhetit për miliarda dollarë rreth armatimit, tha se investimi në rritje ishte i nevojshëm për të parandaluar ambiciet ushtarake kineze në rajon.
Duke e përshkruar Kinën si “kërcënimin më të madh afatgjatë strategjik të sigurisë në shekullin XXI”, Davidson tha se Pekini ka kryer lëvizje gjithnjë e më kërcënuese, duke përmendur aktivitetin ushtarak kinez rreth Tajvanit, përgjatë kufirit të diskutueshëm me Indinë dhe madje edhe rreth ishujve të SHBA në Paqësor.
Top Channel