Trafiku në Tiranë është kthyer një stres i përditshëm që shoqëron qytetarët.

Punimet në Unazën e Re, bënë që plani i menaxhimit të trafikut të ndryshohej sërish nga Autoriteti Rrugor Shqiptarë.

Zgjidhja që ka propozuar ky autoritet nuk i ka liruar rrugët nga trafiku. Sipas ARRSH pasi kalohet rruga “ Aleksandri i Madh” devijohet një pjesë e rrugës Teodor Keko, Për të vazhduar tek rrethrrotullimi i përkohshëm tek zona e Ozanit, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzistues me semafor.

Ky devijim e ka rënduar edhe më tepër trafikun. Për të hyrë dhe dalë në Tiranë drejtuesi i automjetit duhet të qëndroj në trafik mbi 40 minuta. Trafikut nuk i ka shpëtuar as rruga Dritan Hoxha.

Bulevardi Migjeni, që ndryshe njihet si Bulevardi i ri i Kasharit në planin e ri menaxhimit nuk lidhet me rrugën Teodor Keko, Rregullat e reja kanë shtuar numrin e makinave në rrugë.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja sipas ARRSH-së do të kalojë me tre korsi nga 3.0 m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”. Por as këtu nuk kemi zgjidhje të trafikut, makinës i duhet disa minuta të qëndrojë në trafik.

Situata paraqit edhe me problematike nëse në rrugë qarkulloj autoambulanca, drejtuesit e automjeteve e kanë të pamundur t’i hapin rrugën urgjencës mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA