35-vjeçari me iniciale T.K. u kap nga policia pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendim për burgim për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:
T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel