Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj, i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë në zgjedhjet e 25 prillit, personat që nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga SHBA dhe BE, në lidhje me integritetin.
Ndër të tjera, në kërkesën e bërë nga Vukaj, thuhet se ndalimi i kandidimit duhet të aplikohet për personat që “që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”.
Kërkesa e plotë:
Drejtuar: Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve
I nderuar z. Komisioner Shteteror i Zgjedhjeve,
Ne cilesine anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe ne respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit te Kandidateve”, te Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim te nenit 2, pika 2, germa b, te ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” sipas te cilit :
Neni 2
… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;
b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.
…duke qene se debimi eshte ekuivalenti i moslejimit te hyrjes ne nje prej vendeve te permenduar me larte, aq me teper kur ka te fakte per keto raste, kerkesa te subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne ben pjese, apo do aderoje ne te ardhmen (NATO, BE),
Kerkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnje rasti qe nuk ploteson pastertine e figures.
Deri tani mediatikisht jemi informuar per prezencen e dokumenteve te rendesishem, qe na percjellin te dhena per raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore.
Ky akt ligjor i nje prej zyrtareve me te larte te nje prej Partnereve kryesor strategjik te Shqiperise, mbart nje vlere te padiskutueshme per t’u konsideruar dhe si i tille na pamundeson ta neglizhojme, interpretojme apo anashkalojme, ne kushtet kur tashme me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojme pjese te sovranitetit tone ne organizata nderkombetare – NATO, ç’ka nenkupton sa me siper konsiderohet pjese e burimeve te se drejtes.
Ne keto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmerine e normimit te nevojshem per keto raste.
Me shprese se garantimi I zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete misioni yne I perbashket deri ne fund,
Mbetem ne pritje te konsiderimit prioritar te kesaj kerkese !
Helga VUKAJ
Anëtar
Koimisioni Rregullator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Top Channel