Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Greqia ka regjistruar 3215 raste me koronavirus pas rreth 60000 testeve të së martës, një rekord i ri për këtë vit që shënon edhe kulmin e valës së tretë të pandemisë, e cila numëron prej fillimit të saj gati 210.000 të prekur në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për ditën e 8 me shumë se 3000 të prekur prej nëntorit të kaluar, ndërsa është rritur përsëri numri i viktimave me 46 humbje jete në 24 orët e fundit, si dhe i personave të intubuar që ka shkuar në 484. Gati gjysma e rasteve të së martës, 1572, janë regjistruar në periferinë e Atikës ,395 në Selanik, 149 në Ahaia dhe 102 në Larisa.
Ndërkohë gjendja sa vjen e bëhet më dramatike për spitalet e kryeqytetit grek, dhomat e intubimit të të cilave punojnë me kapacitet prej 95% dhe tashmë është kërkuar edhe ndihma e klinikave private pasi çdo ditë shtrohen mesatarisht në gjithë vendin 390 paciente me Covid-19. Pas vdekjes së një foshnje vetëm 37 ditëshe me koronavirus, viktima më e re e pandemisë, mjekët pediatër japin alarmin pasi është rritur numri i fëmijëve të prekur dhe thuajse çdo ditë ka shtrime fëmijësh në spitale dhe shkak për këtë është varianti britanik i virusit.
Ndërkohë mbi 1.126.000 persona janë vaksinuar në të gjithë vendin prej të cilëve 372.500 kanë marrë edhe dozën e dytë. Megjithë shifrat e larta të rasteve dhe të të intubuarve specialistët vlerësojnë se do të kemi normalizim të situatës për disa javë dhe nëse kjo do të arrihet do të fillojë gradualisht lehtësimi i masave.
Gjithashtu ka optimizëm edhe për sezonin turistik, fillimin e të cilit ministri i turizmit e deklaroi për datën 14 maj me anë të një mesazhi “Gjithçka që ju doni është Greqia”, drejtuar shteteve anëtare të BE dhe jo vetëm.
Top Channel