Emrat/ Qëlloi me armë drejt një makine në Shijak, kapet autori, shpallet në kërkim kushëriri i tij

10/03/2021 19:03

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Maminas, ku një 27-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti.

Policia ka vënë nën prangat e policisë 27 vjeçarin, shtetasin Adrian Domi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin Afrim Dobrushi, 38 vjeç. Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim policor e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit Besnik Domi, 28 vjeç (kushërinj me njëri-tjetrin), për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit

Njoftimi policisë/ Shijak  

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Maminas.

Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Mesditën e sotme, në Maminas, Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 27 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç. Nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D. në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 27 vjeç banues në Maminas, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit B. D., 28 vjeç (kushërinj me njëri-tjetrin), për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në drejtim të mjetit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA