Braçe vlerëson Ulqinin dhe Gjermenin për kontributin në PS: Të pakorruptueshëm! Jam krenar për ju

10/03/2021 10:34

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar dy nga figurat e PS, Musa Ulqinin  dhe Eglantina Gjermenin të cilët nuk janë rikandiduar për deputetë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Për Gjermenin, Braçe thotë se qëndroi pranë njerëzve në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe nuk u lëshua asnjë moment, por qëndroi e fortë përballë kësaj tragjedie.

Ndërsa për Musa Ulqinin thotë se e sheh shpesh si “manual ndershmërie” dhe me të ka bërë beteja. Më të vështirën e cilëson atë të 1991-1996.

“Të jesh deputet, duhet të jesh si Musa Ulqini, të jesh socialist, duhet të jesh si Musa Ulqini-i ke dëgjuar të thonë kështu Musa?”, shkruan Brace për të.

Postimi i plotë

FUQIA E QETESISE!

DY MIQ, DY SHOKE, DY NJEREZ PAQESORE, TE FORTE PREJ QETESISE, NDERSHMERISE;

TE PAKORRUPTUESHEM!

1.Ne mengjesin e 26 nentorit, ne #Thumane ishim pak njerez; Por Tina ishte aty, ne zonen e saj, me njerezit e saj.

E shihja te levizte nga njeri pallat i rrenuar tek tjetri, ndiqte kerkimin e njerezve te shpetuar, qetesonte familjaret, perlotej, por nuk u leshua asnje minut, qendroi;

Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevoje per fuqine e qetesise se saj, te isha i kthjellet mes nje tragjedie qe te kepuste shpirtin!

Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte cader me cader, ne guzhine, me gra te tjera e me femije ne nevoje, te semure, pastaj ne shkollat e improvizuara e prane gjithkujt me rrethin e saj te paikologeve qe solli aty per ndihme.

Pastaj ne cdo makine qe merrte e dergonte njerezit ne hotelet mikpritese;

Pastaj u takuam serish ne Bubq, perseri shtepi me shtepi me njerezit;

Nje vit me rradhe prane tyre edhe tani qe shtepite po ribehen per te gjithe, te forta e te sigurta!

Nje deputeti nje here ne jete mund ti ndodhe te perballet me tragjedi te tilla,

nje here vetem dhe duhet ta gjej gati;

Tina ishte ne zone, ne detyre, pune, qendroi, e perballoi fizikisht, shpirterisht pertej cdo imagjinate e nenvleresimi burrash;

Mirenjohes pafund per sherbimin Tina!

Gjithcka qe ndame bashke ne Lushnje, Divjake, Thumane, ne #PARTINESOCIALISTE!

2.Musa Ulqinin kam nje jete qe e njoh;

31 vite bashke besoj!

Me priti ne #PARTINESOCIALISTE,

me mesoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmerise, dinjitetit, integritetit;

Shpesh nuk e shoh ai qenie njerezore por si nje manual ndershmerie!

Kemi bere beteja bashke, vecanerisht me te veshtiren e mundshme nga 1991-1996, beteje burrash e djemsh te forte, te palekundur ndaj nje rregjimi kriminal e nje krimineli ne krye te tij.

Bashke ishim ne pushtet e bashke serish ne opozite, pa leshuar, duke qendruar.

Te jesh deputet, duhet te jesh si Musa Ulqini, te jesh socialist, duhet te jesh si Musa Ulqini-i ke degjuar te thone keshtu Musa?

Kjo eshte e para!

E dyta e me e rendesishmja;

Te jesh i pakorruptueshem si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tend perhere,

NUK ESHTE PAK KURRE NE POLITIKE!

Krenar per ju!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA