Një studim i universitetit të Oksfordit tregon, se nëse para panndemisë ka patur 3 lloje nxënësish, shumë të mirë, mesatarë dhe të dobët, tani gjatë pandemisë nxënësit mesatarë janë pothuaj inekzistentë.
Tashmë kemi vetëm dy fasha, nxënës shumë të mirë dhe nxënës të dobët.
“Unë e shikoj me veten time. Më parë kam qenë nxënëse e 10-tës, tani po marr edhe 8 e 9. Më e keqja është, se pasojat do t’i ndjejmë vetëm ne. Unë jam në klasën e gjashtë, por në provimet e klasës së 9 do të ketë edhe pyetje nga vitet e pandemisë, që ne nuk i kemi kuptuar siç duhet.
Niveli ka vetëm rënie. Mësimi online i lejon fëmijët të neglizhojnë. Mësuesit po përpiqen shumë, por është gjithë sistemi i tillë, gjithë bota po e bën të tillë mësimin.
Në klasën tonë ka edhe fëmijë me trauma.
Nuk është cilësia e njëjtë më atë të viteve të shkuara, sepse ne orët i bëjmë nga 20 minuta, më përpara i bënim 45. Edhe kur kthehemi në shkollë, na mbeten shumë detyra pa bërë dhe mësuesja na i jep për shtëpi.
Ne mësojmë, por nuk kuptojmë ccfarë mësojmë. Mësimet ë matematikës, fizikës, biologjisë nuk zbërthehen siç duhet, nuk ka kohë.
Fëmijët tanë do t’i ndjejnë pasojat në vitet që do të vijnë. Atëherë do të kuptojmë ne, se ccfarë ishte pandemia”, thanë nxënës dhe prindër.
Top Channel