Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama: Ne kemi hapur listat! Ata që i trumbetonin i kanë mbyllur komplet

09/03/2021 14:11

Kryeminstri Edi Rama në një konferencë me gazetarët ditën e sotme tha se PS kandidon me lista të hapura, ku çdo kandidat do të ketë votat e tij.

Ai theksoi ata që trumbetonin që të kandidonin me lista të hapura i kanë mbyllur më shumë.

Rama u shpreh se mund të ketë edhe surpriza për 25 prill, ku PS mund të dalë fituese edhe në qarqe që nuk pritet.

“Mbase më ka shpëtuar jam ndarë nga klubet e natës por sigurisht marr informacion, askush nuk ka pasur parasysh që ne kemi hapur listat. Ata që trumbetonin listat e hapura janë mbyllur komplet. Listat janë hapur dhe që i jep mundësi forcës sonë politike që të japë kontributin  nga i pari e deri tek i 36 në Tiranë besoj që numërimi i votave do t’ju japë një pasqyrim. Të gjitha numrat do të kenë vota, një pjesë e numrave do të ketë shumë surpriza për nga prurja e votave në atë zonë që konsiderohet jo fituese. Do të ketë shumë edhe nga ata që do të thyejnë listën. I kemi ofruar komunitetit çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën Partia Demokratike që është një ofertë marramendëse për nga niveli i verbërisë. Nuk kanë vetëm një zgjedhje”, tha Rama.

Ai theksoi se PS është futur në zgjedhje për të fituar ndeshjen dhe për të përfaqësuar shqiptarët.

“Skuadra jonë është futur për të fituar ndeshjen. Të vazhdojmë të përfaqësojmë shqiptarët në këtë përpjekje. Nuk e di ndër ju edhe ata ndër jush që me të drejtën e tyre e kanë emrin djathtas që nuk e di cili është ai qytetar që e ka zemrën djathtas që në Tiranë do dalë nga shtëpia të votojë për një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me radhë një në dy fosilet e Shqipërisë”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA